Protestë për ujin/ Në fshatin Veliternë të Maliqit, banorët ankohen se nuk kanë për të vaditur

13/06/2025 12:13

Një protestë për mungesën e ujit për vaditje u zhvillua sot nga një grup banorësh të fshatit Veliternë në njësinë administrative Pirg të Maliqit.

Ata thonë se sasia prej 30 litrash në sekondë që vjen përmes kanaleve vaditëse është e pamjaftueshme për të përballuar nevojat në këtë periudhë të nxehtë, duke vënë në rrezik të mbjellat bujqësore.

E njëjta situatë sipas tyre përsëritet prej vitesh ndërsa akuzojnë institucionet përgjegjëse se po e menaxhojnë keq shpërndarjen e ujit.

Fshati Veliternë është një nga zonat më prodhuese në bujqësi, veçanërisht për kultivimin e qepës dhe patates – kultura që kërkojnë ujitje të rregullt për të ruajtur rendimentin. Banorët paralajmërojnë se, nëse nuk merren masa të menjëhershme, dëmet në bujqësi do të jenë të konsiderueshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta