Pësojnë vdekje klinike dy të miturit që u shpëtuan në Greqi, shokët rrëqethin me letrën: Do t’ju kujtojmë përgjithmonë!
13/06/2025 11:36
Dy të miturit që u shpëtuan një ditë më parë në Greqi nga mbytja pësuan vdekje klinike.
Prindërit e dy djemve të ndodhur në këtë situatë vendosën të dhurojnë organet e tyre.
Spridhon Kristofor dhe Kleoni Fezollari u shpëtuan nga një emigrant shqiptar i quajtur Letian Goga në zonën e Artës dhe i dërgoi në spital.
Duket se dy të miturit qëndruan për shumë minuta nën ujë, çka sipas mjekëve u shkaktoi atyre vdekje klinike.
“Do t’ju kujtojmë përgjithmonë, ikët si heronj” shkruajtën shokët e tyre në një letër.
Top Channel