“Nuk kishim zgjidhje tjetër”, forcat izraelite publikojnë videon 3D: Goditëm impiantin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran!

13/06/2025 14:59

Forcat Mbrojtëse Izraelite (IDF) kanë publikuar një video 3D të vendit të pasurimit të uraniumit në zonën e Natanzit, duke zbuluar detaje të sulmit që ata nisën kundër kompleksit kryesor bërthamor të Iranit.

Sipas zëdhënëses së IDF-së, Gjeneral Major Effie Defrin, Izraeli goditi “objektin më të madh të pasurimit të uraniumit në Iran”, duke iu referuar kompleksit bërthamor nëntokësor në Natanz.

Ky objekt u përdor nga Garda Revolucionare për të çuar përpara programin e tyre ushtarak bërthamor“, tha Defrin, duke vënë në dukje se sulmi izraelit “shkaktoi dëme serioze” si në vendin nëntokësor të pasurimit ashtu edhe në infrastrukturën kritike në objekt. Më tej ai tha se “Ne goditëm kompleksin nëntokësor dhe pika të tjera jetësore në këtë zonë”.

“Nuk kishim zgjidhje tjetër”

Gjatë një informimi urgjent, Defrin  pohoi se Tel Avivi përshkallëzoi situatën sepse “nuk kishte zgjidhje tjetër”. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se ushtria mbetet në gatishmëri të plotë operacionale për të vazhduar sulmet, ndërsa paralajmëroi qytetarët izraelitë për mundësinë e hakmarrjes.

“Ne u dhamë paralajmërim të hershëm të gjithë izraelitëve, pasi kuptuam se mund të kishte një goditje në tokën tonë”, tha ai. Në të njëjtën kohë, ai u bëri thirrje qytetarëve të demonstrojnë “përgjegjësi dhe qetësi” në dritën e zhvillimeve, duke shtuar se “mund të ketë disa ditë të vështira përpara “.

Top Channel