Liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë njëzëri: Zgjidhje diplomatike mes Iranit dhe Izraelit

13/06/2025 17:12

Liderët e Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Gjermanisë zhvilluan një bisedë të përbashkët këtë mëngjes, pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit gjatë natës, bëri të ditur zyra e Kryeministrit britanik.

Sipas deklaratës zyrtare, liderët shprehën shqetësimin e tyre të kahershëm mbi programin bërthamor të Iranit dhe bënë thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët, për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm që mund të destabilizojë më tej rajonin.

“Liderët rikonfirmuan të drejtën e Izraelit për vetëmbrojtje, por theksuan se rruga përpara duhet të jetë ajo diplomatike, jo ushtarake,” thuhet në deklaratë.

Thirrja e tre shteteve evropiane vjen në një moment tensioni të lartë në Lindjen e Mesme, ku rritja e konfrontimeve mes Izraelit dhe Iranit ka ngritur shqetësime ndërkombëtare për një konflikt të gjerë rajonal.

Top Channel