Kanye West shprehu mbështetjen e tij për Sean Diddy Combs, teksa u paraqit në gjykatën federale të Manhattanit të premten, më 13 qershor, ku reperi është në gjyq.

Akuzat kundër tij përfshijnë formimin e një organizate kriminale, trafikimin dhe transportimin për qëllime prostitucioni. Ai gjithashtu përballet me dhjetëra akuza për përdhunim dhe sulm seksual. Nëse dënohet, Combs përballet me burgim të përjetshëm. Kamera kapi mbërritjen e West, ndërsa ai doli nga një makinë e zezë, i veshur me rroba të bardha. Ai u takua me disa persona jashtë ndërtesës dhe u drejtua drejt sigurisë. Para se të hynte, ai takoi Christian Combs, djalin e Diddy-t, me të cilin shkëmbeu një përshëndetje miqësore.

Videoja, e cila u postua nga TMZ, tregon reperin 48-vjeçar duke kaluar nëpër të njëjtat kontrolle sigurie si të gjithë të tjerët në sallën e gjyqit, pa asnjë trajtim preferencial, siç është zakon në gjykatën federale. Ndërsa hynte, u përshëndet nga një anëtar i ekipit ligjor të Diddy-t, avokati Xavier Donaldson.

Shikoni videon e mbërritjes së Kanye West në gjykatë.

Sipas raportimeve, Kanye West nuk u dërgua në sallën e gjyqit ku po zhvillohet gjyqi, por në një tjetër, ku ai ndoqi procedurat së bashku me sigurimin e tij personal dhe qytetarë të tjerë.

Paraqitja e tij në gjykatë nuk është për t’u habitur, pasi ai u pa në New York me partneren e tij, Bianca Sensori, një ditë më parë. Ai ka deklaruar shumë herë në të kaluarën se e konsideron Diddy-n një mentor dhe në vitin 2022 tha se ende kërkon këshillat e tij.

Kohët e fundit, West dhe Diddy bashkëpunuan në këngën “Lonely Roads Still Go To Sunshine”, ku përfshihej edhe vajza e reperit 48-vjeçar. Bashkëpunimi i tyre shkaktoi tension midis Kanye West dhe ish-gruas së tij, Kim Kardashian.

Top Channel