Johnny Depp dhe Penelope Cruz vizituan një muze në Spanjë, duke bërë një pushim nga xhirimet e filmit të tyre të katërt së bashku.

Dy aktorët, të cilët luajnë në filmin “Day Drinker”, ishin së fundmi në Museo Reina Sofía në Madrid, ku u fotografuan para një murali. Llogaria e muzeut në Instagram postoi dy foto të tyre, duke shkruar në mbishkrim: “Faleminderit që na vizituat Johnny Depp dhe Penelope Cruz, shihemi herën tjetër!”.

“Day Drinker”, me regji nga Marc Webb, shënon bashkëpunimin e katërt filmik të Depp dhe Cruise pas “Blow” (2001), “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides” (2011) dhe “Murder on the Orient Express” (2017).

Imazhi i parë i Depp nga filmi, i publikuar në prill, e tregon atë të panjohshëm. Aktori luan rolin e një mysafiri “misterioz” në një jaht privat i cili takon një kameriere – të luajtur nga Madeleine Klein – dhe së bashku ata përfshihen në një histori krimi që lidhet papritur. Kasti përfshin gjithashtu Manu Rios, Aaron Piper, Juan Diego Botto dhe Annika Boyle.

“Day Drinker” shënon rikthimin e Johnny Depp në një prodhim të madh hollivudian, roli i tij i fundit i madh në film ishte “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” (2018).

Pas divorcit të tij shumë të diskutuar nga Amber Heard (e cila tani jeton në Madrid), Depp luajti në prodhimin francez “Jeanne du Barry”, i cili hapi Festivalin e Filmit në Kanë 2023 dhe drejtoi “Modi: Three Days on the Wing of Madness”.

Top Channel