Irani lëshon raketa balistike drejt Izraelit, Udhëheqësi Suprem: Jemi gati për goditje të rënda!

13/06/2025 20:54

Pasi Irani ka lëshuar raketa balistike drejt Izraelit, Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei, ka deklaruar se vendi i tij “do të shkaktojë goditje të rënda” pasi Izraeli të nisë luftën.

Irani ka qëlluar me qindra raketa balistike drejt Izraelit, sipas medias shtetërore. Ushtria izraelite tha se identifikoi raketa që po hidheshin nga Irani dhe gazetarët e CNN raportojnë për shpërthime në Tel Aviv dhe Jerusalem.

“Pak çaste më parë, me lëshimin e qindra raketave të ndryshme balistike drejt territoreve të pushtuara, ka filluar operacioni i përgjigjes vendimtare ndaj sulmit të egër të regjimit sionist”, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Iranit, IRNA.

Izraeli më parë ndërmori sulme të paprecedentë ndaj Iranit, duke synuar programin e tij bërthamor. Sulmet kanë vazhduar në shumë qytete në të gjithë vendin. Ministri i jashtëm i Iranit tha se Izraeli do të “pendohet thellësisht” për sulmin e tij.

Presidenti Donald Trump i tha CNN se SHBA-të  e mbështesin Izraelin në veprimet e tij. Trump paralajmëroi Iranin më herët sot që të bjerë dakord për një marrëveshje bërthamore “para se të jetë vonë”.

Top Channel