
Është vënë në pranga 37-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtare.
Ermir Sadiki është dënuat me 12 vite burg për ‘vjedhje me dhunë’.
Në shkurt të 2023, Sadiki ka hyrë gjatë natës në një banesë në Tetovë dhe ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës duke i shkaktuar dëme fizike, si dhe i ka marrë një shumë parash.
Sakaq pritet ekstradimi i këtij shtetasi nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.
Njoftimi:
Policia e Shtetit/Vijon bashkëpunimi në kuadër të rrjetit ENFAST, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 48”.
Operacioni, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, bazuar në informacionin e shkëmbyer ndërmjet FAST Albania dhe FAST Maqedonia e Veriut.
Në qytetin e Durrësit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Durrës, bënë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Ermir Sadiki, 37 vjeç, banues në Tetovë, Maqedonia e Veriut.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata Themelore e Tetovës e ka dënuar në mungesë, me 12 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë se Veriut.
Në muajin shkurt 2023, shtetasi Ermir Sadiki ka hyrë gjatë natës, në një banesë në fshatin Prshovcë, Tetovë, ka sulmuar fizikisht pronarin e banesës, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, dhe i ka marrë një shumë parash.
Vijojnë procedurat me qellim ekstradimin e këtij shtetasi në Maqedoninë e Veriut.
Top Channel