Dita e fundit e shkollës! Nxënësit mbyllin vitin shkollor dhe nisin pushimet verore

13/06/2025 20:53

Që prej 9 shtatorit në bankat e shkollës, e këtë të premte të 13 qershorit nxënësit e sistemit arsimor parauniversitar mbyllën vitin shkollor, hoqën çantat e shpinës për të nisur pushimet verore.

“Sot ishte shumë mirë. Luajtëm gjithë ditën futboll, nuk bëmë mësim dhe u kënaqëm me njëri tjetrin. Do donim të zgjatej shkolla por të mos kishte mësim. Ndërsa pushimet do i kalojmë në plazh, do shkojmë e te gjyshi në fshat… Por na duken të shkurtra fare pushimet!”

“Por duket se më shumë se sa mësim, në ditën e fundit të shkollës nxënësit e kanë shfrytëzuar për argëtim, pasi stafi pedagogjik i ka lejuar të shijojnë kohën me njëri tjetrin”…

“Sot na lanë të lirë. Të krijojmë kujtimet e bukura bashkë në grup se mbarojmë klasën e 9 dhe do ndahemi… në këtë mënyrë heqim pak edhe stresin e provimeve dhe kënaqemi”.

Top Channel