Britanikët interceptojnë një avion rus mbi Baltik, aeroplani i zbulimit po fluturonte në hapësirën ajrore polake

13/06/2025 19:32

Dy avionë luftarakë britanikë kanë zbuluar sot një avion rus mbi Detin Baltik, pasi ai fluturoi rreth dy kilometra në hapësirën ajrore të Polonisë, njoftuan forcat e armatosura polake.

Avioni rus i zbulimit, Il-20, u identifikua dhe më pas u largua nga hapësira ajrore e Polonisë. Komanda operative e forcave të armatosura polake e cilësoi incidentin si një “provë provokuese të gatishmërisë së sistemeve të vendeve të NATO-s”, në një postim në rrjetin social X.

Pas nisjes së luftës në Ukrainë në shkurt 2022, NATO ka forcuar praninë në krahun lindor të aleancës, duke dërguar avionë shtesë dhe duke instaluar sisteme të mbrojtjes ajrore në terren.

Avionët britanikë, të vendosur në Poloni si pjesë e misionit të NATO-s për policimin ajror, u ngritën për të ndërprerë shkeljen përpara se avioni rus të kalonte kufirin. Incidenti po analizohet nga komandat përkatëse të aleancës.

Top Channel