
Sherri mes tre personave ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Rreth orës 11:00, në fshatin Zharrëz, ka patur një konflikt, për pasojë është dëmtuar me kaçavidë shtetasi A. N., 35 vjeç.
Dy prej personave të përfshirë janë babë e bir, teksa i plagosur ka mbetur personi i tretë i përfshirë.
“Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet e para hetimore dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Dh. N., 68 vjeç, banues në Zharrëz dhe shtetasi A. N. (babë e bir) kanë goditur me grushte shtetasin Dh. G., 60 vjeç, i cili më pas ka goditur me kaçavidë shtetasin A. N.
Shtetasi A. N. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasit M. G. dhe Dh. G. ndodhen në Komisariat, me të cilët po kryhen veprimet hetimore e procedurale”, njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Top Channel