Rrëzimi i avionit me mbi 200 të vdekur në Indi, reagojnë Mbreti Charles dhe Mbretëresha Camilla: Të tronditur nga ngjarja e tmerrshme!

12/06/2025 16:28

Mbreti Charles i Britanisë së Madhe dhe Mbretëresha Camilla kanë reaguar për rrëzimin e avionit në Indi.

Ata shprehen se janë ‘thellësisht të tronditur nga ngjarja e tmerrshme në Ahmedabad’.

Shprehim lutjet dhe ngushëllimet tona më të thella për familjet dhe miqtë e të prekurve nga kjo tragjedi”, shprehet Mbreti në një mesazh të postuar në llogarinë zyrtare X të Familjes Mbretërore.

Në lidhje me tragjedinë ka reaguar edhe kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, pasi në avion ishte dhe një pasagjer kanadez.

Sipas autoriteteve indiane, deri më tani kanë humbur jetën rreth 200 persona, ndërsa në bord ishin 242 pasagjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB