Lewandowski fiton “luftën”! Trajneri i Polonisë, Michal Probierz jep dorëheqjen

12/06/2025 12:31

Robert Lewandowski e ka fituar “luftën” në Poloni. Trajneri aktual i vendit të tij, Michal Probierz, ka vendosur të japë dorëheqjen, siç njoftoi në një mesazh të postuar në rrjetet sociale të Federatës Polake të Futbollit.

Kam arritur në përfundimin se, duke pasur parasysh situatën aktuale, vendimi më i mirë për të mirën e ekipit kombëtar do të ishte dorëheqja ime si trajner. Mbajtja e këtij pozicioni ishte përmbushja e ëndrrave të mia profesionale dhe nderi më i madh i jetës sime.

“Dua të falënderoj të gjithë kolegët e mi, punonjësit e Federatës Polake të Futbollit. Gjithmonë mund të mbështetem tek ju. Faleminderit Presidentit dhe Bordit Drejtues të Shoqatës Polake të Futbollit për besimin e tyre tek unë. Sigurisht, dua të falënderoj të gjithë futbollistët që pata kënaqësinë t’i takoj gjatë rrugës.

Do t’i mbaj gishtat e kryqëzuar për të gjithë ju, sepse ekipi kombëtar është trashëgimia jonë e përbashkët. Dua gjithashtu të falënderoj tifozët tanë të mrekullueshëm. Ata janë me ne në të mirë e në të keq. Kudo që luajti ekipi kombëtar, mbështetja e tyre u dëgjua“, përfundoi Michal Probierz.

Top Channel