“Qeveritë bien, por jo Larry”/ Njihuni me maçokun e Downing Street që ka përcjellë 5 kryeministra britanikë, a do jetë Starmer ‘viktima’ e tij e radhës 13/05 19:29
Zëdhënësi i ministrisë së jashtme indiane, Randhir Jaiswal, në konferencën e tij javore për shtyp, e quajti aksidentin ndër më tragjikët prej shumë kohësh.
“Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar. Duhet të presim edhe pak kohë që të dalin detajet e sakta”, thotë ai.
“Kemi humbur shumë njerëz. U shprehim ngushëllimet tona më të thella të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit e tyre”, shtoi ai.
Aksidenti tragjik ndodhi para pak orësh dhe autoritetet e aviacionit konfirmuan se në bord ishin rreth 242 persona, ndër ta 53 ishin britanikë, 7 portugezë, 1 kanadez ndërsa pjesa tjetër ishin indianë.
Top Channel