Drejtori ekzekutiv i Boeing i shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave: Mbështes hetimin e plotë të ngjarjes!

12/06/2025 20:19

Drejtori ekzekutiv i Boeing i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave, pas aksidentit tragjik të ndodhur sot me mbi 200 të vdekur.

“Ngushëllimet tona më të thella u shkojnë familjarëve të pasagjerëve dhe ekuipazhit në bordin e fluturimit 171 të Air India, si dhe të gjithë të prekurve në Ahmedabad”,-u shpreh Kelly Ortberg.

Ortberg thotë se foli me Kryetarin e Air India, N. Chandrasekaran, “për të ofruar mbështetje të plotë” dhe përsërit se Boeing do të mbështesë një hetim të udhëhequr nga Byroja e Hetimit të Aksidenteve të Avionëve të Indisë.

Aeroplan i Air India me 242 pasagjerë që udhëtonte për në Londër u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Ahmedabad, në Indinë perëndimore. Shefi i policisë lokale i tha BBC-së se janë gjetur 204 trupa, ndërkohë që nuk dihet se sa prej këtyre viktimave ishin në aeroplan ose ishin në tokë kur aeroplani u rrëzua.

Top Channel