
Sali Berisha dhe Edi Rama nuk bien dakord për shumë gjëra, por kur vjen fjala për rritjen e pagave të gjyqtarëve me 700 euro, rreshtohen në të njëjtën llogore.
Ishte Kryeministri Rama ai që paralajmëroi një ditë me parë Gjykatën Kushtetuese të mos pranonte padinë e unionit të gjyqtarëve dhe thirrjes së tij iu bashkua edhe Berisha ketë të enjte, edhe pse kishte dalë si çdo ditë për të denoncuar masakrën elektorale te Kryeministrit Rama.
“Prokurorë dhe gjykatës në Shqipëri, paguhen më shumë se çdo gjykatës dhe prokuror në gjithë gadishullin e Ballkanit dhe baras me disa vende të Europës. Nuk ka gjë më absurde dhe kjo vetëm sa u ka rritur oreksin. në qoftë se gjeni një qytetar të vetëm që po i ecën procesi gjyqësor pa ryshfet, urdhëroni dhe të rrëzojmë këto”, shprehet kreu i PD, Sali Berisha.
Në kohën kur kryedemokrati bashkëbisedonte me gazetarë ne seli, në Kolegjin Zgjedhor kandidatët e tij me radhew nga Ilir Alimehmeti dhe Aulon Kalaja rrëzoheshin një nga një nga trupa e gjyqtarëve e cila nuk iu dha tw drejtw që të bëjnë betejw në të ardhmen për hapje kutish pa mbështetjen e partisë. Sali Berisha kishte një sugjerim për ta.
“PD jo vetëm që nuk pengon asnjë kandidat të saj, por do i mbështesë, meqenëse ligji nuk i përligj ata Do transparencë, unë edhe në parti, ka plot njerëz që thonë nuk është numëruar mirë, jo më është bërë hile, urdhëro dhe numëroji. Tani ka edhe kamera, mos përto.”, shton Berisha.
Kandidatët humbës, kanë prova se vota e tyre është trafikuar brenda llojit. Në Dibër një fenomen i tillë u faktua gjatë rinumërimit por Berisha mendon ndryshe.
“Mendoj se as unë, as ju nuk mund të flasim për vjedhje, për gjëra të paprovuara. Ata që dyshojnë se u janë devijuar votat, atyre ne u themi, u mbështesim për transparencë.”, thekson Berisha.
Në pamundësi për të replikuar me kryetaren e Parlamentit Elisa Spiropali për raportin e Parlamentit Europian, Sali Berisha shfrytëzoi median.
“Edi Rama damkoset sepse ka krijuar shtetin elektoral. Raporti që i kalojë Parlamentit Europian, i referohet pikë për pikë paragrafit të parë të raportit të OSBE/ODIHR, në të cilin thuhet se zgjedhjet u zhvilluan në kushte të pabarabarta”, shton më tej Berisha.
Kryedemokrati këmbëngul se kryeministri Rama ka kërcënuar misionin e OSBE OHDIR, përmes ministrit Igli Hasani me qëllim ndryshimin e raportit përfundimtar për zgjedhjet.
Top Channel