Zhgënjen Anglia! “3 Luanët” pësojnë humbjen e parë me Tuchel nga Senegali

11/06/2025 12:29

Federata Angleze e Futbollit emëroi Thomas Tuchel në stolin e “Tre Luanëve” më 1 janar për të përmbushur një objektiv të deklaruar qartë: të fitonte Kupën e Botës vitin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara.

Një perspektivë e tillë u duk shumë larg të martën në mbrëmje. Anglia, e cila kishte arritur një fitore jo bindëse 1-0 në Andorra të premten në mbrëmje, humbi ndaj Senegalit 3-1 në Nottingham, ku po luante për herë të parë që nga viti 1909.

Kjo ishte humbja e parë e Tuchel si trajner, pasi e kishte filluar mandatin e tij me tre ndeshje pa pësuar gol, megjithëse kundër kundërshtarëve relativisht më të dobët përfshirë këtu edhe kuqezinjtë, ndërkohë që dy fitoret e tjera I kishte me Letoninë dhe Andorrën. Nga ana tjetër senegalezët regjistruan ndeshjen e 22 pa humbje.

Top Channel