Konsiderohej zv.presidenti më i fuqishëm në historinë e Amerikës, ndërron jetë në moshën 84 vjeçare, Dick Cheney						 04/11 12:36
					
				Ambasada amerikane në Irak po përgatitet për një urdhër të mundshëm evakuimi për shkak të rreziqeve në rritje të sigurisë për amerikanët në rajonin e gjerë.
Lajmi konfirmohet nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një zyrtar irakian dhe një burim amerikan të informuar mirë.
Më herët gjatë ditës së sotme, Ministri i Mbrojtjes iraniane, Aziz Nasirzadeh, tha se Teherani do të sulmojë bazat amerikane në rajon nëse negociatat me Uashingtonin mbi programin bërthamor të Iranit dështojnë dhe shpërthen një konflikt i armatosur me Shtetet e Bashkuara.
Top Channel