Shqiptari në Zvicër qëlloi 9 herë me armë pas ndeshjes Shqipëri-Serbi! Mediat e huaja publikojnë pamjet

11/06/2025 22:02

Pas përfundimit të ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës mes Shqipërisë dhe Serbisë, një incident i rrezikshëm ndodhi në qytetin e Zyrihut në Zvicër.

Sipas mediave të huaja, një i ri shqiptar qëlloi në ajër me një pistoletë, përpara Kongresshaus-it dhe në mes të trafikut, ndërsa shoqëria e tij festonte me brohorima.

Ndeshja e mbrëmjes së së shtunës përfundoi në barazim 0:0, por emocionet në rrugët e Zyrihut nuk munguan. Mjetet me flamuj shqiptarë mbushën rrugët e qytetit, veçanërisht në zonën pranë General-Guisan-Quai dhe Bürkliplatz, ku u panë edhe flamuj të UÇK-së.

Në një video që po qarkullon në rrjetin social Snapchat, një i ri me qeleshe shqiptare shihet teksa qëllon në ajër plot nëntë herë me armë.

Policia e qytetit të Zyrihut konfirmoi incidentin, duke theksuar se ngjarja ndodhi pas ndeshjes pranë Bürkliplatz-it. “Hetimet janë në vazhdim, por deri tani nuk kemi raportime për persona të lënduar,” tha zëdhënësi i policisë, Michael Walker.

Top Channel