
Qeveria pro-evropiane e Polonisë fitoi votëbesimin në parlament të martën, një votim i thirrur nga Kryeministri Donald Tusk pasi kandidati i partisë nacionaliste fitoi zgjedhjet presidenciale të 1 qershorit.
Karol Nawrotski, i mbështetur nga partia nacionaliste e opozitës Ligj dhe Drejtësi (PiS), fitoi 50.89% të votave, krahasuar me 49.11% për Rafal Traskowski, pro-evropian, në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.
Rezultati i zgjedhjeve ka shkaktuar protesta nga partnerët e vegjël në qeverinë e koalicionit, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e qeverisë kur një president armiqësor është në gjendje të ushtrojë veton ndaj saj.
Koalicioni i gjerë i Tusk ka 242 deputetë nga 460 vende. Në votimin e sotëm, pati 243 vota pro qeverisë dhe 210 kundër.
Kryeministri Tusk shprehu shpresën se rezultati do t’i japë një shtysë të re kabinetit të tij, pas humbjes në zgjedhjet presidenciale.
Top Channel