
Bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, që synojnë përmirësimin e raportit dhe heqjen e “pengesave” në marrëdhënien e tyre, nuk pritet të japin rezultate të shpejta, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov
“Epo, le të themi se ka shumë pengesa në marrëdhëniet dypalëshe. Sigurisht, vështirë se mund të shpresohet për rezultate të shpejta, por ky është pikërisht lloji i punës komplekse, hap pas hapi që ka filluar dhe do të vazhdojë”, u tha gazetarëve Peskov, duke mohuar se dialogu ka arritur në një rrugë pa krye.
Që kur Donald Trump u kthye në Shtëpinë e Bardhë në janar, të dy vendet kanë nisur një sërë kontaktesh që synojnë përmirësimin e marrëdhënieve, të cilat Kremlini thotë se ishin “nën zero” nën administratën e mëparshme të Joe Biden.
Të dyja palët thonë se ka shumë hapësirë për marrëveshje biznesi dhe investimesh nëse marrëdhëniet përmirësohen. Por Trump, pavarësisht se ka zhvilluar katër telefonata me Presidentin Vladimir Putin, ka shprehur zhgënjimin me veprimin ushtarak të Rusisë në Ukrainë dhe mungesën e përparimit të dukshëm drejt një marrëveshje paqeje.
Ambasadori i ri i Rusisë në Uashington tha të hënën se bisedimet dypalëshe SHBA-Rusi së shpejti do të zhvendosen nga Stambolli në Moskë.
Top Channel