
Lezha përballet me një situatë më të vështirë për trajtimin e kafshëve endacakë.
Kjo Bashki nuk ka një qendër, por mundohet t’i japë zgjidhje tjetër, duke qenë se nuk duan që të ketë prani të madhe qensh sidomos në zonat bregdetare.
‘Qentë endacakë si në çdo Bashki dhe në Bashkinë e Lezhës janë një sfidë në vete. Kemi marrë masa, kemi nënshkruar një kontratë me një kompani e cila merret me sterilizimin, kastrimin dhe vaksinimin dhe gjitha procedurat’ u shpreh Fatjon Zefi, N/Kryetar i Bashkisë Lezhë.
‘Monitorimi dhe kapja bëhet njëherë në 3 ditë në zonat që kanë prioritet, në zonat bregdetare që kanë turizëm. Në njësitë administrative, njëherë në javë bëhet monitorimi’ u shpreh Fatjon Zefi, N/Kryetar i Bashkisë Lezhë.
‘Pasi kapet bëhen matrikullimi, sterilizimi, vaksinimi i tyre. Vendosen në një regjistër të veçantë dhe më pas bëhet lëshimi i tyre aty ku janë kapur në atë zonë’ u shpreh Fatjon Zefi, N/Kryetar i Bashkisë Lezhë.
Nënkryetari i bashkisë shpjegon se Lezha ka pasur dhe një taktike tjetër në situatat e qenve endacakë. Ata kanë lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me një privat, kontratë jo ekonomike. Shoqëria kishte shfaqur interes t’i mbante, strehonte dhe ushqente në një kohë të pacaktuar, por më pas ky bashkëpunim u prish nga ana e Bashkisë së Lezhës.
‘Kemi pasur dhe një shërbim ekstra me një shoqëri, e cila merrte këto qen dhe u siguronte atyre ushqim dhe strehim për një kohë të caktuar. Por për arsye që nuk ofronte kushte, ne e kemi ndërprerë bashkëpunimin me atë kompani’ u shpreh Fatjon Zefi, N/Kryetar i Bashkisë Lezhë
Bashkia Lezhë ka tentuar ta mbyllë aty bashkëpunimin me privatin dhe po mundohet të menaxhojë vetë problemin e qenve endacakë.
‘Buxheti i akorduar për këtë proces është 2.7 milionë lekë.Bashkia është e interesuar për të ndërtuar një qendër vetë, pasi me operator është i vështirë. Menaxhimi nga bashkia do të ishte perfekt’ u shpreh Fatjon Zefi, N/Kryetar i Bashkisë Lezhë.
Megjithatë, nënkryetari i Bashkisë së Lezhës nxjerr në pah një problem tjetër, që në fakt flitet pothuajse në çdo godinë të pushtetit vendor, por ka guximin që ta artikulojë përpara kamerave.
‘Doja të theksoja një problematikë që shqetëson jo vetëm Lezhën, por çdo Bashki. Është marrja e qenve nga një bashki dhe dërgimi në mënyrë abuzive në një Bashki tjetër. Ky është proces që e kemi të vështirë për ta monitoruar. Vihet re një shtim i tyre në momente të caktuara, është lehtësisht i kuptueshëm ky fenomen’ u shpreh Fatjon Zefi, N/Kryetar i Bashkisë Lezhë.
Pra, bashkitë e tjera përdorin bashkinë e Lezhës si pikë shkarkimi. Shkodra dhe Lezha janë dy qytete që u lihen qentë endacakë si “surpriza të padëshiruara” nga ana e bashkive të tjera më periferike.
Top Channel