Bisedimet SHBA-Rusi zhvendosen në Moskë, shkak tensionet në Ukrainë

11/06/2025 10:58

Bisedimet SHBA-Rusi për të zgjidhur çështjet në marrëdhëniet e tyre dypalëshe do të zhvendosen nga Stambolli në Moskë

Lajmi u konfirmua nga ambasadori i ri i Moskës në Uashington për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve TASS.

Rivendosja e marrëdhënieve ruso-amerikane është ende shumë larg. Mund të konfirmoj se negociatat e ardhshme të delegacionit do të zhvillohen në një të ardhme shumë të afërt në Moskë “, tha ambasadori Alexander Dartsiev për TASS.

Kërcënime të reja për Kievin

Këshilltari i Kremlinit, Vladimir Medinsky, tha se nëse Ukraina nuk pranon kushtet e Moskës për t’i dhënë fund luftës, atëherë Kievi do të humbasë më shumë territor.

“Me Rusinë, është e pamundur të zhvillosh një luftë të gjatë. Ne duam paqe, por nëse Ukraina vazhdon të udhëhiqet nga interesat kombëtare të të tjerëve, atëherë thjesht do detyrohemi të përgjigjemi”, tha Medinsky për WSJ, duke përmendur luftën 21-vjeçare të Rusisë me Suedinë në shekullin e 18-të si provë se vendi lulëzon në konflikte të zgjatura.

Top Channel