VIDEO/ Shqipëria harron të fitojë, kuqezinjtë barazojnë në Letoni dhe komplikojnë çdo gjë për Botërorin

10/06/2025 22:41

Shqipëria ka barazuar 1-1 me Letoninë në transfertë, duke e komplikuar pozitën në Grupin K të Kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sfida nisi me ritëm të lartë nga të dyja skuadrat, që iu afruan disa herë zonës së njëra-tjetrës, teksa rasti më i pastër erdhi për vendasit në minutën e 21’, me Ikaunieks që humbi një penallti, pasi u ndal nga Strakosha.

Pas tetë minutash, kuqezinjtë kaluan në avantazh me anë të një autogoli të Cernomordijs pas një karamboli në zonën e vendasve.

Në fundin e pjesës së parë, pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi, ishte pikërisht ai që shënoi autogolin, Cernomordijs, i cili barazoi sfidën.

Pjesa e dytë nuk solli shumë raste të pastra, me vendasit që kishin vetëm një qëllim, të ruanin rezultatin, gjë të cilën e arritën.

Kështu Shqipëria ruan vendin e dytë me 5 pikë, një më shumë se Serbia e Letonia, por me dy ndeshje më shumë se serbët, teksa takimi i radhës do të jetë ai i 9 shtatorit kundër Letonisë në Tiranë.

REZULTATI:

LETONI 1-1 SHQIPËRI

45+4′ Cernomordijs / 29′ Cernomordijs (A.G)

KOMENTI LIVE:

90+5′ Mbyllet në barazim 1-1 sfida!

90+3′ Asllani tenton me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, por topi shkon mbi kuadrat.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

84′ Cernomordijs shkakton një ndërhyrje të gabuar ndaj Dakut dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

82′ Dy zëvendësime te Shqipëria. Largohen Manaj e Broja, në vendet e tyre futen Daku e Uzuni.

80′ Manaj godet në hyrje të zonës, por topi ndalet sërish nga Zviedris. (VIDEO)

77′ Ikanuieks dhe Gutkovskiv, në vendin e tyre futen Daskevics dhe Regza.

69′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Laçi dhe në vendin e tij futet Bajrami.

62′ Laçi provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

60′ Zëvendësim te Shqipëria. Largohet Hoxha dhe në vendin e tij futet Muçi.

55′ Asllani tenton me një gjuajtje nga distanca, por portieri Zviedris e ndal. (VIDEO)

52′ Ismajli tenton me kokë dhe topi përplaset te mbrojtësi e më pas ndalet nga portieri. Pas tij tenton Manaj, por ndalet nga Ciganiks në vijën fatale. (VIDEO)

50′ Cigaņiks shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë!

45+5′ Mbyllet pjesa e parë!

45+4′ GOL LETONIA 1-1/ Cernomordijs godet me kokë dhe ndëshkon kuqezinjtë. (VIDEO)

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

36′ Asllani provon me një gjuajtje fluturimthi nga distanca, por topi shkon shumë pranë portës. (VIDEO)

29′ GOOOL SHQIPËRIA 0-1/ Arbër Hoxha hedh një krosim në zonë dhe topi devijohet nga portieri dhe më pas përplaset nga Cernomordijs për të shkuar në rrjetën e tij. (VIDEO)

21′ Ikaunieks godet nga pika e bardhë e penalltisë, por ndalet nga Strakosha. (VIDEO)

20′ Vjen konfirmimi nga VAR, penallti për Letoninë.

18′ Kumbulla shtyn nga mbrapa Gutkovskiv, me gjyqtarin që akordon 11-metërsh. (VIDEO)

17′ Balliu kroson drejt zonës, por Asllani me Manajn nuk kuptohen, me tentativën që ndalet nga portieri. (VIDEO)

12′ Broja ushtron presion në zonë dhe del fitues, duke dhënë një pas për Laçin, tentativa e të cilit bllokohet nga mbrojtësit.

8′ Një krosim i rrezikshëm hidhet në zonë, me Cernomordijs që devijon duke rrezikuar autogolin.

2′ Gutkovskiv godet me kokë, por Strakosha arrin ta devijojë topin. (VIDEO)

1′ Nis sfida në Riga!

FORMACIONET ZYRTARE:

Top Channel