
Kombëtarja shqiptare i rikthehet sot sfidave për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 me ndeshjen në transfertën e Rigas ku do të përballet me Letoninë për ndeshjen e katërt në grupe.
Pas një fitoreje një barazimi dhe një humbjeje në 3 takimet e para. Ndryshe nga ndeshja e Tiranës ku fitorja ishte opsioni më i mirë, në këtë takim ne jemi të dënuar të fitojmë pasi përballemi me një nga dy skuadrat të konsideruara më të dobëta se ne në grupin K. Megjithatë gjërat janë vështirësuar jo pak për Sylvinhon në këtë takim.
Pas kartonit të verdhë që mori ndaj Serbisë kuqezinjtë humbën Berat Gjimshitin për këtë takim të sotëm pasi plotësoi numrin e kartonëve, pasditen e djeshme u dëmtua edhe Arlind Ajeti, duke bërë që qendra e mbrojtjes kuqezi të jetë zbuluara tashmë, ose më saktë të modifikohet me dy alternativat që janë Ardian Ismajli dhe Marash Kumbulla, ndërkohë që në krah do të jenë të përhershmit Hysaj dhe Mitaj. Mesfusha duket se do të jetë e njëjta me Asllanin Lacin dhe Julian Shehu, për repartin e sulmit mund të ketë ndryshime Manaj me Dakun, ndërkohë që në krah Broja dhe Arbër Hoxha funksionuan mirë dhe mund të jenë sërish të preferuarit.
Gjithsesi do të na duhet të presim edhe pak orë për të kuptuar se cilët janë zyrtarisht 11 kuqezinjtë kundër Letonisë, ndeshje e cila zhvillohet në stadiumin Skonto, një impiant O vogël rreth 6000 vendesh e ku pritet të ketë 200 tifoz shqiptarë, ndërkaq pjesa tjetër si gjithmonë do ta shoh drejtpërdrejtë dhe ekskluzivisht në Digitalb nga ora 20:45.
Top Channel