Sulmi me dronë nga Iraku, Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës, goditen sërish tregjet globale
Autoritetet amerikane kanë arrestuar një shkencëtare kineze sapo ajo mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Detroitit, duke shënuar rastin e dytë brenda disa ditësh që përfshin përpjekje të dyshuara për kontrabandimin e materialeve biologjike në Shtetet e Bashkuara.
Sipas një padie të bërë publike, shkencëtarja akuzohet se më parë kishte dërguar materiale biologjike drejt një laboratori të Universitetit të Miçiganit, pa lejen e nevojshme të qeverisë amerikane.
FBI deklaroi se materialet në fjalë lidhen me lloje të veçanta krimbash dhe kërkojnë autorizim të posaçëm për import.
“Udhëzimet për importimin e materialeve biologjike për qëllime kërkimore janë të rrepta dhe të qarta. Shkelje të tilla rrezikojnë integritetin e punës kërkimore dhe minojnë përpjekjet e studiuesve të tjerë ndërkombëtarë që veprojnë në përputhje me ligjin,” deklaroi John Nowak nga Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së.
Shkencëtarja, e cila ndjek një program të avancuar në Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë Huazhong në Wuhan, kishte planifikuar të kalonte një vit në Universitetin e Miçiganit për të përfunduar një projekt kërkimor. Ajo u arrestua dhe aktualisht ndodhet në paraburgim.
Autoritetet sqaruan se zarfet e dërguara nga ajo, përfshirë një që ishte fshehur brenda një libri, ishin kapur dhe hapur në dy raste të ndryshme gjatë vitit të kaluar.
Nuk është bërë e ditur nëse materiali ishte i rrezikshëm, por Prokurori i SHBA-së, Jerome Gorgon Jr., theksoi se kontrabanda e tillë përbën “kërcënim për sigurinë kombëtare”.
Top Channel