Ndarja nga jeta e ish-kryeministrit të Kosovës, Rama mesazh ngushëllimi: Humbëm një shqiptar të mirë dhe politikan të rafinuar

10/06/2025 20:26

Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë një mesazh ngushëllimi në rrjetet sociale pas vdekjes së ish-kryeministrit të Kosovës Bujar Bukoshi.

“U prehsh në paqe. Ngushëllimet më të ndjera familjes dhe Kosovës për humbjen e një shqiptari të mirë, politikani të rafinuar e njeriu të ndjeshëm si Bujar Bukoshi”, shkruan Rama.

Ish-kryeministri në ekzil i Kosovës, Bujar Bukoshi ndërroi jetë sot në moshën 78 vjeçare. Bukoshi vuante nga një sëmundje e rëndë shëndetësore.

Ai lindi lindur më 13 maj 1947 në Suharekë, ndërsa u diplomua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Beogradit. Pas kthimit në Kosovë, punoi si mjek në Suharekë.

Bukoshi ishte një nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa ishte edhe zëvendëskryeministër i Kosovës në kabinetin e dytë Thaçi nga viti 2011 deri në vitin 2014.

Po ashtu ai  ka qenë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës në ekzil nga viti 1991 deri në vitin 2000.

Top Channel