“Kualifikimi në Europian na kushtoi gjak, për në Botëror…”/ Barazimi në transfertë, Sylvinho për DigitAlb: Ja çfarë na penalizoi

10/06/2025 23:56

Shqipëria barazoi 1-1 me Letoninë në Riga, duke vështirësuar pozitat për një kualfikim të mundshëm në Botërorin 2026.

Trajneri Sylvinho u shpreh i zhgënjyer për pikët e humbura, duke analizuar se çfarë nuk shkoi.

“I zhgënjyer për rezultatin, por edhe për mënyrën si u prezantuam në pjesën e parë. Në 10-15 minutat e para zere se nuk ishim fare në fushë. Kur ke një objektiv madhor, duhet të synosh fitoren. Qasja se si u futëm në fushë, mendoj se na penalizoi. Në pjesën e parë ishim shumë të ngadaltë.  

Gabimi në këtë rast ka qenë qasja si u futëm në fushë. Nuk arritëm të depërtojmë përpara. Nuk mendoj se problemi është te formacioni. Në futboll mund të luash me 1 sulmues dhe të fitosh 4-0. Objektivi jonë është për të shkuar në Botëror. Duhet të sakrifikonim shumë, njësoj siç bëmë në Europian.  

Jam i kënaqur me të gjithë lojtarët. Kualifikimi për në Europian na kushtoi gjak, për në Botëror është edhe më e vështirë.  Zgjedhjet për lojtarët i bëj unë. Mbaj unë përgjegjësi. Jam i zhgënjyer me pjesën e parë, me të 11 lojtarët. Ne jemi një skuadër në rritje.  

Ky është një futboll modern. Nuk ka asnjë person të paprekshëm. Nuk ka një lojtar që e ka formacionin e garantuar. Sot kemi më tepër hapësirë. Për një trajner është më e lehtë të zgjedhë. I takon trajnerit të zgjedhë.  

Shqiptarët e paguajnë shtrenjtë Kombëtaren?  Ne punojmë 10-12 orë në ditë. Jemi skuadër në rritje, që ka nevojë për më tepër kohë”, u shpreh Sylvinho për DigitAlb.

Top Channel