Ftesë në 5/ Një dashuri e humbur? Enxhi Nasufi flet për përjetimin e saj personal: Në darkë refuzoj të flas sepse…

10/06/2025 18:35

E ftuar në Ftesë në 5, me Bieta Sulon, Enxhi Nasufi ka folur më shumë rreth projektit të fundit muzikor, i cili ka ardhur si një përjetim personal i saji.

“Ku je” është balada muzikore, të cilën Enxhi e ka shkruar muaj më parë, ashtu siç tregoi në studio dhe shtoi se pas këtij projekti do të vijnë edhe 2 këngë të tjera.

E ngacmuar përballë 5 situatave nuk munguan dhe të qeshurat me lot mes saj dhe Bietës.

“Ku je, sonte dua të më dëgjosh… Ti mos fol”, ishte situata në të cilën Enxhi mes të qeshurash u shpreh se refuzon të flasë në mbrëmje sepse “gënjehesh”.

E ngacmuar më tej, moderatorja e ‘Wake Up’ shtoi se zgjohet shumë herët në mëngjes dhe i duhet të flejë, pa dhënë më shumë detaje.

Top Channel