
06/07 22:49
Ylli i NBA, Kristaps Porziņģis, i cili luan për kampionët aktual të ligës amerikane të basketbollit, Boston Celtics po ndjek nga stadiumi në Riga përballjen Letoni-Shqipëri.
Basketbollisti letonez është parë duke ndjekur ndeshjen ku përballet ekipi kombëtar i vendit të tij me Kombëtaren shqiptare, ku kuq e zinjtë sapo kanë marrë avantazhin me Manaj pak minuta pasi Strakosha priti një penallti të letonezëve.
Porziņģis, vjen nga një sezon i vështirë i mbushur me dëmtime dhe një eliminim në çerekfinale me kampionët aktual të NBA, Boston Celtics.
Top Channel