Tmerri i mediave serbe, flasin dy fëmijët që bënë shqiponjën pranë lojtarëve të Serbisë: Shqipëria, krenaria jonë!

09/06/2025 14:14

Alan Ramaliu dhe Glauk Troplini, të dy shtatë vjeç, rrëfyen sot në studion e “Shqipëria Live” emocionet e momentit kur vendosën të bëjnë me duar shqiponjën dykrenare, teksa shoqëronin futbollistët serbë në ndeshjen e 7 qershorit.

Shqipëria është krenaria ime dhe unë e dua shumë vendin tim”, u shpreh Glauk. “E bëra vetë shqiponjën, nuk më tha njeri”, tregon Alan për veprimin që u komentua si i tmerrshëm nga mediat serbe.

Ishte krenari e madhe, unë isha në stadium dhe telefoni im u mbush me postime nga të gjithë rrjetet. Edhe reagimin e tillë nga serbët, e prisnim. Në fakt, Glauk nuk ishte fare për të dalë, qëlloi që mungoi një fëmijë tjetër. Kur doli, më pa, ma bëri me dorë, në atë moment kaloi kamera dhe bëri shqiponjën me duar”, u shpreh mamaja e Glaukut, Xhesika Gjyzeli.

Ishte kënaqësi shumë e madhe, Alan e ka shumë qejf futbollin, e ndjek çdo ditë”, tha gjyshi i Alanit, Edmond Ramaliu.

Top Channel