
Vera ka ardhur për Sofia Vergarën, siç e njoftoi dhe vetë ajo në një postim në Instagram.
Aktorja 52-vjeçare latine madje e shoqëroi “njoftimin” e saj me një foto të saj të shtrirë pranë pishinës së shtëpisë së saj, topless.
Fotografia e Vergarës, e cila nxirrte në pah figurën e saj mbresëlënëse, madje shkaktoi një reagim nga Heidi Klum, e cila është gjithashtu e famshme për postimet e saj pikante në rrjetet sociale. “Eja këtu…. Po bëj të njëjtën gjë si ti. Po bëj banjë dielli”, ishte komenti i Heidi Klum.
Kujtohet se një postim i ngjashëm me atë që ajo postoi sot, në mbishkrimin e të cilit ajo shkroi “vera ka mbërritur” (Llego el verano! në origjinal), ishte bërë nga Sofia Vergara në këtë kohë vitin e kaluar me një foto të ngjashme.
Top Channel