
“Lucciano, nuk mund të vazhdosh kështu, të kritikojnë për çdo gabim të vogël. Mjafton një goditje e keqe nga këndi dhe të sulmojnë”.
Sipas Corriere della Sera, kjo është një pjesë e bisedës mes presidentit të Federatës Italiane, Gabriele Gravina dhe trajnerit Luciano Spalleti, që u shkarkua nga detyra.
Gazetari Alessandro Bocci zbulon bisedën e bërë mes Gravinas dhe Spalletit në Coverciano, tempullin e ekipit kombëtar. Spalletti dëshiron të vazhdojë, Gravina thotë jo, raporton gazetari. “As ndeshja me Moldavinë nuk mund ta ndryshojë një vendim të marrë tashmë. Kështu që presidenti përshpejton vendimin, nuk ka kuptim të presësh: duhet të largohesh. Shkarkim. Dhe zgjidhje konsensuale. Sepse Spalletti lë pagën e një viti”.
Këto janë orë të vështira, të gjata dhe dramatike. Gravina e di mirë se, pavarësisht zgjedhjeve bullgare, nëse në mars, pas playoff-eve, Italia do të dilte nga Kupa e Botës për herë të tretë, fati i tij ndoshta do të ishte i vulosur, vijon gazetari. Duhet të bësh gjithçka që mundesh për t’u rikthyer në këmbë dhe për të provuar të rezervosh një biletë për aventurën në Amerikë, Kanada dhe Meksikë. Askush, madje as Gravina, nuk beson se duke ndërruar trajner Italia mund të transformohet në një ‘princeshë të bukur’. Ka probleme dhe janë të shumta, disa të pazgjidhshme. Por në një moment kaq të vështirë, duhet të lehtësojmë presionin, të kthejmë vëmendjen në fushë dhe në ndjekjen e Norvegjisë. Nga shtatori, me trajnerin e ri, do të ketë 5 ndeshje para sfidës me Norvegjinë në mes të nëntorit, ndoshta në Romë. Italia do të donte të arrinte atje me shpresën për të kapërcyer, nëse jo në pikë të paktën në diferencën e golave, kundërshtarët tanë të drejtpërdrejtë. Tani bëhet fjalë për gjetjen e njeriut të duhur.
Top Channel