Rasti i rrallë i Elena Maraga, ish-mësuesja e kopshtit nga Treviso padit babain e njërit prej fëmijëve: Shpërndau…

09/06/2025 08:19

Ish-mësuesja e kopshtit Elena Maraga, e larguar nga puna disa muaj më parë pasi u zbulua se kishte një profil në OnlyFans, ka ndërmarrë hapa ligjorë ndaj njërit prej personave që dyshohet se ka qenë shkaktar i shkarkimit të saj: një prind që kishte aksesuar përmbajtjen e saj dhe e kishte shpërndarë pa leje në një grup sportiv lokal.

Sipas avokatit të saj, Marco De Boni, Maraga ka depozituar një padi pranë Prokurorisë Publike të Trevisos, në të cilën përfshihen disa akuza, përfshirë shpifje dhe dëmtim të reputacionit, të cilat pretendohet se ndikuan në vendimin e shkollës për ta pushuar nga puna.

Deri më tani, padia nuk është drejtuar zyrtarisht ndaj një individi të vetëm është detyrë e Prokurorisë të identifikojë përgjegjësin.

Ngjarja filloi kur një prind, i cili gjeti profilin e Maragës në OnlyFans, shpërndau fotot e saj në një grup futbolli, duke përfshirë bashkëshorten e tij, e cila më pas informoi shkollën.

“Nuk e kam reklamuar kurrë atë profil”, deklaroi më parë Maraga, duke shtuar se përmbajtja ishte private dhe në kohën e saj të lirë.

Megjithatë, shkolla ku ajo punonte vendosi ta largojë nga puna për “mosrespektim të etikës së mësimdhënies”, duke theksuar gjithashtu faktin që ajo ishte një figurë publike dhe katolike. Maraga ka apeluar vendimin dhe po kërkon kompensim për largimin.

Top Channel