Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia Kosova voton për herë të dytë brenda vitit 2025. Presidentja Vjosa Osmani caktoi këtë të hënë 12 tetorin për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.
“Ky vendim është marrë pas shqyrtimit të kujdesshëm të propozimeve të subjekteve politike, si dhe pas një analize të plotë, në përputhje me afatet kushtetuese dhe ligjore”, u tha në njoftimin e Presidencës së Kosovës.
Caktimi i kësaj date, sipas Presidencës, synon që të mundësojë përgatitje të plotë të procesit zgjedhor nga institucionet përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) dhe institucionet e tjera, me qëllim respektimin e standardeve të larta të administrimit zgjedhor.
Osmani iu bëri thirrje subjekteve politike, organizatave dhe shoqërisë civile që të garantojnë një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, të rregullt dhe të drejtë.
Zgjedhjet e fundit lokale u mbajtën në tetor të vitit 2021, ku Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në shumicën e komunave, ndjekur nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.
Caktimi i datës për zgjedhjet lokale vjen në kohën kur Kosova është përfshirë në një krizë politike pas zgjedhjeve parlamentare të shkurtit.
Që nga votimet, ende nuk janë krijuar institucionet e reja, pasi deputetët nuk kanë arritur ta konstituojnë Kuvendin e Kosovës, që do t’i hapte rrugë edhe krijimit të ekzekutivit të ri.
Top Channel