“Këta njerëz nuk kanë të drejtë të jenë në këtë vend”, ish-strategu i fushatës së Trump: Presidenti ka të drejtë!

09/06/2025 13:28

Sam Nunberg, një strateg në fushatën e Trump për vitin 2016, thotë se presidenti po përpiqet të “zbatojë ligjin” dhe situata do të kishte përshkallëzuar nëse Shtëpia e Bardhë nuk do të kishte dislokuar Gardën Kombëtare.

Duke folur për programin Today të BBC-së, Nunberg thotë se Kalifornia krenohet që nuk bashkëpunon me autoritetet e imigracionit dhe pretendon se shteti është në “pararojë të paligjshmërisë”, veçanërisht në lidhje me imigracionin e paligjshëm. Kjo nuk do të pranohet nga Shtëpia e Bardhë, thotë ai.

Këta njerëz nuk kanë të drejtë të jenë në këtë vend. Kjo është një nga arsyet kryesore pse u zgjodh Presidenti Trump.“, u shpreh ai.

I pyetur nëse vendosja e Gardës Kombëtare – pa lejen e guvernatorit – ishte një përgjigje proporcionale, Nunberg thotë “Është provokuese vetëm për njerëzit që nuk pajtohen me politikën.”

Kujtojmë se Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, e ka quajtur vendosjen e Gardës Kombëtare nga Donald Trump një akt “të paligjshëm” dhe “imoral” dhe ka kërcënuar të padisë administratën.

Top Channel