
Përballja e radhës e Kombëtares shqiptare në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026 do të zhvillohet në transfertë ndaj Letonisë, një sfidë me rëndësi për ecurinë e kuqezinjve në grup.
Por përveç interesit sportiv, vëmendje të veçantë ka marrë edhe përzgjedhja e arbitrit kryesor të ndeshjes.
FIFA ka caktuar për këtë takim gjyqtarin turk, Halil Umut Meler, një emër mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, por që është bërë më shumë i famshëm për një ngjarje dramatike.
Në dhjetor të vitit 2023, Meler u bë viktimë e një sulmi fizik nga presidenti i klubit turk Ankaragücü, Faruk Koç, i cili e goditi me grusht në fytyrë pas përfundimit të një ndeshjeje të Superligës turke ndaj Rizespor.
Më pas, persona të tjerë të klubit e shkelmuan teksa ndodhej i shtrirë në tokë. Ngjarja tronditi opinionin publik dhe futbollin turk, me kampionatin që u pezullua për një javë në shenjë proteste.
Top Channel