Foto Ilustruese

Policia e Himarës ka nisur procedim penal ndaj dy shtetasve pas kallëzimeve të bëra nga dy të reja, për ngjarje të ndodhura gjatë qëndrimit të tyre në plazhin e Borshit.

Sipas njoftimit zyrtar, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë janë referuar materialet në Prokurori për dy raste të veçanta:

E. M., 33 vjeç, banues në Vorë, është kallëzuar nga një shtetase 24-vjeçare me pretendimin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të, pa dëshirën e saj, gjatë pushimeve në Borsh.

Xh. D., 52 vjeç, banues në Tiranë, është kallëzuar nga një tjetër shtetase 24-vjeçare për ngacmim seksual, po gjatë qëndrimit në të njëjtin plazh.

Policia thekson se materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë kompetente, dhe hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vijim.

Top Channel