
Është zbardhur pas dy vitesh grabitja e 600.000 lekëve të rinj në një banesë në fshatin Goskovë të Korçës.
Në pranga ka rënë Samuel Tepexhik, 24 vjeç, ndërsa është ekzekutuar masa e sigurisë për autorin e dytë Andi Snaço, që aktualisht ndodhet në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP), me masën e sigurisë “Arrest në burg”, për një vepër tjetër penale, si dhe procedohet në gjendje të lirë një 16-vjeçar.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë detyruar djalin e shtetasit A. S. që të gjente çelësin e kasafortës që ndodhej në banesën e tij dhe të merrte shumën e parave prej kasafortës.
Gjithashtu, u caktua masa e sigurisë “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për 16-vjeçarin (nipin e pronarit të banesës), i dyshuar si bashkëpunëtor i autorëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel