
Tom Hiddleston dhe Zoe Ashton janë në pritje të fëmijës e tyre të dytë së bashku.
Aktorja 40-vjeçare e zbuloi lajmin në një intervistë për revistën Vogue. Pas njoftimit, çifti mori pjesë në premierën e filmit të Hiddleston “The Life of Chuck” të shtunën, më 7 qershor, në festivalin SXSW në Londër. Ashton veshi një fustan mëndafshi ngjyrë qielli nga Emilia Wickstead për paraqitjen e saj në tapetin e kuq.
Dy aktorët u takuan në vitin 2019 kur luajtën së bashku në shfaqjen “Betrayal” dhe mirëpritën fëmijën e tyre të parë në tetor 2022. Në qershor të atij viti, Ashton kishte bërë paraqitjen e saj të parë publike me barkun e fryrë në një shfaqje speciale të filmit të saj “Mr. Malcolm’s List”. Në atë kohë, aktorja kishte ecur në tapetin e kuq e veshur me një fustan prej tyli me detaje me rruaza, të dizenjuar nga Sabina Bilenko Couture.
Zawe Ashton Is Pregnant, Expecting 2nd Baby with Tom Hiddleston — See the Baby Bump Reveal! https://t.co/6Pl2Fwhtde
— People (@people) June 7, 2025
Në mars 2022, Hiddleston kishte bërë një deklaratë të rrallë për marrëdhënien e tyre në një intervistë me Los Angeles Times. “Jam shumë i lumtur ”, kishte thënë aktori 44-vjeçar vetëm disa muaj pas paraqitjes së parë publike të çiftit në tapetin e kuq të Çmimeve Tony në vitin 2021.
Top Channel