Rusia gati të marrë hak për sulmin ukrainas, zyrtari i lartë rus: Ata janë paralajmëruar

08/06/2025 19:57

Rusia po përgatit përgjigjen e saj ndaj sulmit të fundit me dron ukrainas dhe duket se do të jetë i pamëshirshëm, sipas deklaratave të fundit të zyrtarëve amerikanë.

Kjo mundësi përforcohet nga deklaratat e ashpra të sotme nga nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Ruse, Dmitry Medvedev, i cili shkroi në kanalin e tij Telegram se nëse udhëheqja ukrainase refuzon të njohë realitetin e luftës në negociata, do të shohë realitete të reja në terren.

“Ata janë paralajmëruar. Ata që nuk duan të njohin realitetin e luftës në negociata do të njohin realitete të reja në terren.

Forcat tona të armatosura kanë nisur një ofensivë në rajonin e Dnepropetrovsk.

Lëkura e gjelbër e shtetit Bandera (një bashkëpunëtor i njohur i nazistëve gjatë Luftës së Dytë Botërore) po tkurret. Dezinfektimi kundër dëmtuesve vazhdon”, shkruan Medvedev.

 

 

Top Channel