
Një video jashtë stadiumit Arena Kombëtare, ku u zhvillua mbrëmjen e kaluar përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë, po bën xhiron e rrjetit.
Videoja është shkëputur nga një transmetim direkt i Al Jazeera-s, ku një gazetar serb ‘merr dashuri’ nga një tifoz shqiptar.
Tifozi i afrohet Milan Boskovic dhe e puth në faqe. Reporteri reagoi pozitivisht dhe më pas vijoi raportimin.
Vëmendjen e mediave ballkanike e ka marrë pikërisht një episod jashtë stadiumit kombëtar, kur një tifoz i kombëtares shqiptare i afrohet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë gazetarit serb dhe e puth në faqe.
Megjithatë, komentet në rrjet janë të ndryshme, disa e vlerësojnë pozitivisht këtë moment të veçantë, ndërsa të tjerë e quajnë provokim.
Top Channel