Dymbëdhjetë orë pasi u hodh në det, shishja që përmbante hirin e nënës së saj, e cila vdiq në moshën 51 vjeç, tashmë ishte nxjerrë në breg dhe u gjet nga Kerry Sheridan në plazhin e Skegness.

Gruaja u habit shumë kur lexoi mesazhin brenda. “Ajo është nëna ime, hidheni përsëri në det që të udhëtojë nëpër botë”. Dëshira e saj u plotësua menjëherë, por së pari Kerry Sheridan shkroi një postim në Facebook për të treguar zbulimin sensacional dhe për të gjetur dërguesin që kishte nënshkruar ato fjalë, “E dashur nga Oldham”, shkroi ajo. Postimi u bë viral dhe e gjithë historia u zbulua përfundimisht në Manchester Evening News.

“Doja që ajo më në fund të ishte në gjendje të udhëtonte përgjithmonë. Ishte ëndrra e saj, sepse nuk arriti ta bënte para se të vdiste, ajo e kaloi jetën duke u kujdesur për ne pesë vajzat dhe nënën dhe vëllain e saj të sëmurë”. Ja se si e shpjegoi 24-vjeçarja Cara Melia për Manchester Evening News iniciativën e saj për të dorëzuar hirin e nënës së saj në oqean.

Por 12 orë më vonë ajo shishe e çmuar kishte bërë ndalesën e saj të parë, duke përfunduar në duart e Kelly Sheridan në plazhin e Skegness, një vendpushim bregdetar në Lincolnshire, Angli. “A mund ta ndani të gjithë këtë mesazh kudo me shpresën se mund ta gjej Carën,” shkroi Kerry në Facebook, duke postuar një foto të shishes, shënimin që e shoqëronte atë dhe një video të një fëmije, djalit të saj, duke e hedhur atë përsëri në ujë.

“U hodh përsëri në det siç u kërkua. Udhëtim të mbarë, nëna e Carës,” ishin fjalët e fundit të Kelly. Shpërndarja virale e postimit më pas lejoi që Cara Melia të arrihej dhe të tregohej e gjithë historia.

Top Channel