
09/06 01:39
Ata që zakonisht i shohim në uniformë, në rrugë, në patrullë… këtë herë i gjetëm në një fushë tjetër, atë të futbollit!
Shkodra u bë këtë javë kryeqyteti ndërkombëtar i futbollit për forcat e rendit. 23 ekipe nga e gjithë bota me mbi 600 policë, zbritën në fushë jo për të ndjekur ligjin, por topin.
Pas fazës së grupeve dhe eliminimit direkt, ku kombëtarja shqiptare e policëve eliminoi Moldavinë, Serbinë, Greqinë dhe Gjermaninë, në finale mundi Zvicrën me rezultatin 3 me 2, ndërsa te femrat, kampione u shpall Anglia që mundi Bullgarinë.
Kampionati i futbollit u organizua nga Organizata Botërore e Policisë, IPA.
Top Channel