
Ushtria izraelite të martën akuzoi zëdhënësin e Mbrojtjes Civile të Gazës, një shërbim i ndihmës së shpejtë në enklavën palestineze, se është “terrorist” për lëvizjen islamike Hamas, një pretendim që ai e mohoi në një intervistë për AFP-në.
Duke thënë se kishte analizuar “dokumentet e gjetura gjatë operacioneve në Rripin e Gazës”, ushtria tha se Mahmoud Bassal, zëdhënësi kryesor i Mbrojtjes Civile, ishte një “terrorist aktiv” për Hamasin.
צה״ל חושף: דובר ההגנה האזרחית ברצועת עזה שהוציא מאות הודעות שקריות לתקשורת העולמית – מחבל פעיל בארגון הטרור חמאס
לכל הפרטים👇https://t.co/MD5pZeB0IW pic.twitter.com/Pi1UGBwuFh
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) June 8, 2025
Kopje të dokumenteve të paraqitura nga ushtria si lista të anëtarëve të Hamasit u transmetuan në media, pa sqaruar rrethanat në të cilat ushtria zbuloi këto dokumente pa datë.
Ushtria akuzon Bashalin për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me operacionet e Izraelit në Gaza me qëllim “shërbimin e qëllimeve të luftës” të Hamasit, i cili ka sunduar Gazën që nga viti 2007 dhe është përcaktuar si organizatë terroriste nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
“Është një akuzë e rreme. Unë nuk punoj për asnjë organizatë ushtarake”, tha ai duke theksuar se misioni i Mbrojtjes Civile është i përcaktuar nga ligji ndërkombëtar.
Mbrojtja Civile ka ekzistuar për dekada dhe punëson shpëtimtarë në Rripin e Gazës, kryesisht për të transportuar viktimat e bombardimeve në spitale pas sulmeve izraelite, siç dëshmohet nga foto dhe video të shumta nga AFP, që tregojnë kryesisht gra dhe fëmijë që janë vrarë ose plagosur. Mediat ndërkombëtare shpesh i referohen Mbrojtjes Civile në mbulimin e tyre të ngjarjeve aktuale në Gaza.
Për shkak të kufizimeve në media dhe vështirësive të aksesit në terren ndërsa luftimet vazhdojnë, është praktikisht e pamundur të verifikohen në mënyrë të pavarur rrëfimet dhe rrethanat e vdekjeve të shpallura nga Mbrojtja Civile.
Deklaratat e ushtrisë vijnë ndërsa Mbrojtja Civile e akuzon atë për vrasjen e civilëve pranë qendrave të shpërndarjes së ndihmës ushqimore në ditët e fundit.
Top Channel