
Nisja e sezonit turistik në Vlorë ka sjellë rritje të kërkesave për regjistrim të bizneseve të reja.
Në Drejtorinë e Tatimeve pranë kësaj bashkie deri në këto momente ka një kërkesë të shtuar të aplikimeve, ku deri në muajin qershor janë regjistruar 217 subjekte të reja kryesisht shërbime restorante apo dhe shërbime plazhi. Ndërkohë që bie në sy se edhe shumë të huaj kryesisht Italianë po hapin biznese në Vlorë. Vetëm këtë sezon në qytet janë hapur edhe 30 hotele të reja.
Vasil Bedinaj, kreu i operatorëve turistikë të jugut të Shqipërisë, thotë se sezoni ka qenë i mbarë me rritje deri 10-15%.
Më së shumti rezervimet e hershme janë bërë nga turistë francezë, por ka dhe shumë vende të tjera të Europës. Turizmi, ky sektor që ka shërbimin çelësin e suksesit vuan për fuqi punëtore.
Mungesa e punëtorëve vendas, edhe këtë vit i ka detyruar bizneset të hedhin sytë nga punëtorët e huaj, kryesisht Mianmari, Filipinet por edhe Turqia po plotësojnë nevojat gjithnjë e në rritje për fuqi punëtore.
Top Channel