“T’shituar nga zana e maleve”/ Të huajt që ngjiten në Alpet e veriut, magjepsen nga bukuria e egër e zonës

07/06/2025 12:24

Pamjet mund t’ju kujtojnë fshatrat piktoreskë të Zvicrës, por jo – kjo është Shqipëria!

Vetëm dy orë larg Shkodrës, mes bjeshkëve të Malësisë së Madhe, shtrihet Lëpusha, një nga perlave më të rralla të natyrës shqiptare. Turizmi këtu po zhvillohet ngadalë duke  ruajtur natyrën dhe autenticitetin e zonës. Për ata që kërkojnë më shumë se pushime, dhe të sfidojnë veten në shtigjet malore, ky  fshat është destinacioni ideal. Çdo fundjavë, dhjetëra vizitorë shqiptare dhe te huaj marrin rrugën drejt Majës së Vajushës, 2057 meter mbi nivelin e detit

Unë vij nga Australia. Ishim për një jave ne Mal të Zi, dhe tani kaluam në Shqipëri për të vizituar këtë zonë. E duam këtë vend, këtë natyre krejtësisht të paprekur dhe ju Shqiptaret. Kur e pash majën, isha ne dyshim sepse dukej e vështirë por pastaj kur e arrita mu duk sikur ne parajse. E ngjashme me Australinë, por këtu gjen edhe temperaturat e larta, por edhe dëborën njëkohësisht”, shprehet një turist.

E pashë përmes TikTok-ut këtë majën dhe vendosa të vij në Shqipëri, pastaj të bëjmë edhe ngjitjen deri këtu. Është shume e bukur, është si joreale. Kudo që të shikosh është fantastike”, thotë një turiste.

Është e mahnitshme ashtu si e gjithë Shqipëria. Ishte ngjitje e lehte prandaj ia sugjeroj të gjithëve që ta vizitojnë këtë zonë”, thotë një tjetër turistë.

Eksplorimi i majave dhe bjeshkëve, nuk janë vetëm pasion i të huajve, por vitet e fundit edhe i shumë shqiptarëve.

 

Top Channel