
Këtë vit parashikohet që Shqipërinë ta vizitojnë afro 15 milionë turistë dhe teksa sezoni turistik nëpër plazhe sapo ka nisur është ngritur një task forcë që përfshin policinë AKU shëndetësinë dhe të gjithë inspektoratet që synon sigurinë e qytetarëve në rrugë në det restorant apo hotel.
“Nuk do të thotë terro më kontrolle fizike, por do të kontrollohen ushqimet nga furnitori, si transportohet si konservohet. Bashkia ka plehrat, furnizimin me ujë…”, shprehet Skënder Brataj, drejtor i Qendrës Kombëtare të Urgjencave.
Për të ofruar shërbim shëndetësor sa më pranë qytetarëve qofshin këta vizitorë në kalatë historike muze në mal apo det janë shtuar qendrat shëndetësorë në Berat në Gjirokastër dhe në kishën e Laçit
“Berati shënoi 1 milion turistë si qytet. Kemi vendosur një Qsh brend në Kala. Po kështu në Gjirokastër”, shtoi ai.
Dr Brataj tërheq vëmendje për sa më shumë kujdes nga të gjithë pasi turizmi i sigurt dhe cilësor kërkon angazhim jo vetëm të strukturave shtetëror por edhe të qytetarëve.
Top Channel