
10/06 10:00
Rusia dhe Ukraina ranë dakord për një shkëmbim të disa të burgosurve të luftës, por kjo gjë nuk ndodhi.
Sipas BBC, ndihmësi i presidentit rus, Vladimir Medinsky, ka akuzuar Ukrainën për shtyrjen e papritur të një shkëmbimi për një periudhë të pacaktuar kohore. Deri tani pala ukrainase nuk ka reaguar.
Raportet në mediat lokale në fillim të kësaj jave citojnë Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, të ketë thënë se kishte plane për një shkëmbim këtë fundjavë, me 500 persona që do të ktheheshin në Ukrainë.
Top Channel