“Re bërthamore” shfaqen në qiell…. Çfarë është ky fenomen mbresëlënës dhe i rrallë?!

07/06/2025 17:31

Një fenomen i rrallë dhe magjik u pa nga ata që ishin në Kanalin e Prevezës, ndërsa në qiell u formua një “re bërthamore” mbresëlënëse, e njohur edhe si një ylber zjarri ose më shkencërisht si një hark rrethor horizontal.

Fenomeni shkaktoi admirimin e vendasve dhe vizitorëve, pasi rrezet e diellit dukeshin sikur “pikturonin” një ylber në retë e holla, duke ofruar një spektakël të rrallë.

Çfarë është një re bërthamore?

Është një fenomen i thyerjes optike që ndodh kur rrezet e diellit thyhen nga kristalet e akullit në retë e larta e të holla cirrus. Që fenomeni të jetë i dukshëm, dielli duhet të jetë të paktën 58 gradë mbi horizont dhe kristalet e akullit duhet të jenë të vendosura siç duhet për të thyer dritën dhe për të formuar ngjyra intensive spektrale, si ato të një ylberi.

Imazhi i krijuar në qiell është mbresëlënës dhe duket joreal, prandaj fenomeni ka fituar emërtimin “ylber zjarri”.

Top Channel